Real Madridi, sfidë Barcelonës për Lucas Bergvall

Real Madridi, sfidë Barcelonës për Lucas Bergvall

’ Superclasicot ‘’ ndërmjet Barcelonës edhe Real Madridit nuk do të mungojnë as në këtë merkato verore. 

Sfidat midis tyre janë të pashmangshme dhe ajo e rradhës do të jetë për Lucas Bergvall. 

Mesfushori ka bërë mirë tek Tottenham Hotspuri, i cili gjithashtu tregoi kualitetin edhe në Botëror me Suedinë. 

20 vjeçari e ka arritur stadin për të përfaqësuar një ekip të rëndësishëm në kontinentin e vjetër dhe besohet se interesin e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe të ‘’ Los Cules ‘’ do ta analizojë me detaje.

Falë paraqitjeve dinjitoze me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kombëtaren nordike vlera e kartonit në merkato ka shënuar rritje, momentalisht 40 milionë euro. 

Eksperienca në Premier League, një ndër kampionatet më kompetitivë të Europës e ka bërë të përmirësohet në çdo aspekt por në këtë histori ‘’ The Spursat ‘’ sigurisht parashikohet se do të insistojnë për qëndrimin e Lucas Bergvall në ‘’ White Hart Lane ‘’. 

Faktikisht kontrata e ishi-t të Djugardens përfundon në 2031-shin i cili gjithsesi mund ta ndërrojë destinacionin gjatë kësaj periudhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy