Kukësi i plotëson dëshirën trajnerit, firmos me mesfushorin spanjoll

Kukësi i plotëson dëshirën trajnerit, firmos me mesfushorin spanjoll

Pablo De Lucas është lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar ditën e sotme firmën me 34-vjeçarin.

Mesfushori spanjoll, i cili ka luajtur edhe në La Liga ka zbarkuar në Shqipëri, ku ka firmosur për një vit me Kukësin, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon. Lucas ishte një dëshirë e trajnerit Diego Longo, i cili kishte bërë kërkesë drejtuesve që t’ia afronin në skuadër dhe kështu ndodhi.

“Kukësi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke debutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellën e ekipit tone. Bienvenidos Pablo”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy