Duket se në familjen e ish-futbollistit, Emiliano Sala, i cili ndërroi jetë pasi ra avioni me të cilin po udhëtonte, nuk do ketë ndonjëherë qetësi.
Sipas asaj që raporton media argjentinase “La Nacion”, motra e ish-lojtarit argjentinas, Romina Sala, ka tentuar të vetëvritet. Ajo ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, me shenja të mëdha në trup dhe pasi kishte marrë shumë ilaçe.
Menjëherë Romina është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e mjekëve dhe bëhet e ditur se gjendja e saj është e rëndë.
Një tjetër tronditje kjo në familjen Sala, pasi kujtojmë se 3 muaj pas vdekjes së Emiliano, ndërroi jetë edhe babai i tij Horacio në moshën 58 vjeçare, pas një ataku kardiak. Në Argjentinë shkruajnë se Romina i ka dërguar një mesazh një mikut të saj, ku i shkruante: “Gjithçka ka mbaruar”.



