
Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti minimalisht Fioretninën, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.
Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri është shfaqur i lumtur, ndërsa u shpreh se skuadra e tij tregoi pjekuri në fushë.
“Duhet të komplimentoj Fiorentinën, sepse bëri një ndeshje të mirë. Ka qenë një takim me pak hapësira për ne, ndërsa ata na kapën në befasi rrezikshëm, dy herë në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Por skuadra i mori mirë masat dhe mund të them se nuk kemi rrezikuar humbjen. Të fitosh këtu nuk është e lehtë, ndaj ishte një tjetër shenjë pjekurie”, u shpreh Allegri.



