
Kombëtarja shqiptare ka hedhur pas krahëve humbjen me Italinë, në ndeshjen e parë të Europianit dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës atë ndaj Kroacisë.
Kuqezinjtë u kthyen në kampin bazë në Kaiserau, ku zhvilluan stërvitjen të ndarë në dy grupe.

Departamenti i komunikimit në FSHF, ka njoftuar se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.
Ndeshja e Shqipërisë me Kroacinë, do të luhet të mërkurën e 19 qershorit në orën 15:00.



