Qatip Osmani: I kemi marrë masat për Skënderbeun

Qatip Osmani: I kemi marrë masat për Skënderbeun

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për mediat, në prag të sfidës me Skënderbeut.

Osmani vlerësoi kundërshtarin, por shtoi se i kanë marrë masat për një rezultat pozitiv.

Skënderbeu është një ndër ekipet që luan futboll të bukur në Shqipëri. Masat që duhet të merren para çdo ndeshje sigurisht i kemi marrë dhe udhëtojmë në Korçë plot optimizëm për një rezultat pozitiv.

Çdo ndeshje, çdo kundërshtar thotë që duhet të ndalim Vllazninë, por ne nuk ngarkohemi. Por është futboll, është lojë e re, absolutisht nuk ngarkohemi.

Të dy portierët e parë janë të dëmtuar, por deri të hënën besoj se njëri prej tyre do të jetë i gatshëm.

Vllaznia ka qenë një ekip i shëndoshë, kompakt, i cili në të dy fazat e lojës luan shumë mirë. Do të bëjmë çmos të vazhdojmë këtë seri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy