Kalvin Philips  preferenca e re e Klopp

Kalvin Philips preferenca e re e Klopp

 Mentaliteti fitues i Liverpoolit vijon  t’ia mbajë  të ndezur shpresën për  transferimet interesante  në verë . Jurgen Klopp  nuk ka ndërmend të dorëzohet në këtë aspekt dhe ka deklaruar emrin e rradhës për transferimin në ‘’ Anfield Road ‘’ . Flitet për Kalvin Philips  që po shkëlqen tek  Leeds United . Eshtë evidente se ‘’ The Redsat ‘’ kanë nevojë për një rigjenerim total  dhe sipas raportimeve të ‘’ Daily Mail ‘’  aktualisht anglezi konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të Premier Leagues .

Por  talenti i mesfushorit nuk është shpalosur vetëm nën drejtimin e argjentinasit Marcelo Bielsa por edhe në kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’  sepse ka dhënë sinjale shumë pozitive sidomos për trainerin  Gareth Southgate i cili me shumë gjasa  do ta grumbullojë për Europianin që do të zhvillohet në verë .  Gjatë sezonit aktual Kalvin Phillips ka zhvilluar një performancë me ritme të larta dhe  e ka kanalizuar në 26 ndeshje  dhe  3 asiste. 

Rikthimi në Premier League i ka shërbyer shumë Leeds United për të treguar se mbetet një skuadër kompetitive sepse ka shënuar  rritje konstante me kalimin e javëve dhe këtë fakt e demostron renditja në vendin e 10- të .  Puna e palodhur e  ashtuquajturit  ‘’ El Loco ‘’ vazhdon të impresionojë ‘’ The Whites ‘’  ,  drejtuesit e të cilëve me siguri janë duke fërkuar duart  për sigurimin e të ardhurave në funksion të së ardhmes së dëshiruar .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy