
Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, ka shprehur shqetësime pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ku një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka.
Për “Associated Press”, UEFA bën të ditur se zyrtarë të saj, në ditët e ardhshme do të zbarkojnë në Shqipëri, për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve të politikës në futboll, para zgjedhjeve në FSHF.
Në maj të këtij viti, është planifikuar që në “Air Albania” të zhvillohet finalja e Conference League dhe për këtë UEFA tha se delegacioni i saj dëshiron të diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, pas ngjarjeve të fundit.
UEFA i konsideroi ndërhyrjet e jashtme në futbollin shqiptar si të papranueshme dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore.



