
Koha po kalon si pa e kuptuar dhe Bayern Munchen pavarësisht se po gëzon një moment të mrekullueshëm kërkon të shtojë cilësinë në organikë gjatë merkatos .
Mbrojtjes i është vënë theksi dhe sipas portugezes ‘ A Bola ‘ Julian Nagelsmann ka shtuar në listën e gjatë Pedro Porron që po lë shenjë tek Sporting Listona.
Bavarezët duan të kenë më shumë variante në anën e djathtë të mbrojtjes dhe 22 vjeçari ka bërë mjaftueshëm për tu tentuar nga gjermanët .
Largimi i Niklas Sules tek Borussia Dortmundi imponon një ndryshim në vendosje , duke pozicionuar Benjamin Pavard në qendër dhe Pedro Porro të jetë protagonist në krahun e djathtë për ta furnizuar sa më shumë ofensivën me inkursionet e shpeshta që mund ti rezultojnë shumë efikase rekordmenëve të Bundesligës.
Pedro Porro është në pronësi të Manchester City-t dhe Bayernit do ti duhet të negociojë me ‘’ The Citiziens ‘’ , një rival i mundshëm në Champions League , fakt që mund ta pengojë transferimin e spanjollit në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Duhet kujtuar se në këtë histori mori pjesë edhe Real Madridi sepse synonte Pedro Porron për të zëvëndësuar Dani Carvajal por si duket deri më tani Bayern Munchen është një hap përpara për talentin e ‘’ La Furia Rojas ‘’.
Gjermanët konsiderohen një skuadër shumë e frikshme dhe ndër pretendentët kryesorë për fitimin e Champions Leagues dhe në çerekfinale i pret Villareali , rival që s’duhet nënvlerësuar sepse dërgoi në shtëpi Juventusin.



