Kosova U-19, mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti minimalisht moshatarët e Austrisë.
Një autogol i Scholler në minutën e 49-të, i dha fitoren dardanëve, që kryesojnë përkohësisht grupin, për kualifikueset e Europianit.
Austriakët shpërdoruan gjithashtu edhe një penallti në minutën e 23-të, duke u larguar nga kjo përballje si të mposhtur.
Për të marrë vendin e parë, Kosova iu fal edhe barazimit në sfidën mes Spanjës dhe Sllovenisë, dy ekipe që ndjekin në renditje me nga një pikë.
Fituesi i grupit kualifikohet në fazën përfundimtare të Kampionatit Europian U-19, në të cilin marrin pjesë vetëm 8 skuadra.



