Barcelona nuk dorëzohet për Dani Olmon

Barcelona nuk dorëzohet për Dani Olmon

 Mesfushori Dani Olmo vijon të jetë një prioritet për Barcelonën në lidhje me merkaton e verës .

Spanjolli  preferohet shumë nga Xavi Hernandez i cili i ka kërkuar drejtorit teknik Mateu Alemany t’ia vërë pikën sa më shpejt kësaj çështjeje sepse me të në skuadër ‘’ Los Cules ‘’ do ta rrisnin produktivitetin në mesfushë.  

Prej disa kohësh u përfol për një kalim të mundshëm të yllit të Leipzigut tek Manchester United por Barcelona s’mendon të dorëzohet në asnjë moment sepse Dani Olmo ka rezultuar një lojtar i pazëvëndësueshëm tek gjermanët dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ priten lajme pozitive.

 Problemet ekonomike vijojnë të prodhojnë siklete  për ‘’ Blaugranët ‘’ por megjithatë Joan Laporta i ka treguar aftësitë në kohë të vështira dhe në vërë do të mundohet që ta mbyllë këtë histori dhe ta shëndërrojë Dani Olmon në një transferim të bujshëm.  

Duhet theksuar se Dani Olmo u rrit në kategoritë inferiore të Barcelonës e më pas vendosi të bëhet pjesë e Dinamo Zagrebit dhe gjatë kësaj vere mund të vendosë ta rikthejë kokën pas dhe ti demostrojë konsideratën klubit ku u rrit. 

Faza e dytë e sezonit ia ka ndryshuar fytyrën katalanasve të cilët pavarësisht  eleminimit nga Europa League kundër çdo parashikimi , luftojnë fuqishëm për të qënë nënkampione të Primera Division dhe gjithçka mbetet e hapur deri në javën e fundit. 4 gola dhe 5 asiste në 25 sfida janë shoqëruar me një lojë për tu patur zili dhe ky shans që i është ofruar parashikohet se do të analizohet me detaje nga talenti 23 vjeçar që nuk bën gjë tjetër veçse impresionon në çdo ndeshje me Leipzigun.

Shëndërrimi në atë skuadrën që triumfonte kudo do të marrë kohën e vet dhe me rëndësi është e tashmja e cila lë vend për të shpresuar nga  gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy