Abdurrahman Fangaj, njoftoi largimin nga Vllaznia pak ditë më parë dhe nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re.
Mbrojtësi i djathtë është prezantuar ditën e sotme, te skuadra e Egnatias. Këta të fundit vazhdojnë me përforcimet në merkato, për të krijuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
Bëhet e ditur, se Fangaj ka firmosur me rrogozhinasit një kontratë 2-vjeçare.
Njoftimi i Egnatias:
Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj.
Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznisë në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.



