Tre alternativa për Donnarumman

Tre alternativa për Donnarumman

  Milani nuk e ka fituar dot betejën për të siguruar qëndrimin e Gianluigi Donnarummas në ‘’ San Siro ‘’ . Pasi të përfundojë kontratën me kuqezinjtë gardianin italian e pret një e ardhme në nivele të larta në Europë .  Në Milano është tentuar mjaftueshëm për të evituar largimin e  22 vjeçarit por pa sukses dhe  dështimi në negociata besohet se do të kapërcehet lehtë sepse sipas deklaratave të Transfer20  Barcelona , Juventus dhe Paris St Germain po përgatiten për të matur forcat drejt arritjes tek një fund i lumtur .  

Me mungesën e akordit ndërmjet palëve  kuptohet se Gianluigi Donnarumma kërkon të ndërrojë patjetër destinacion  dhe të vihet poshtë tre shtyllave tek një skuadër  që do të ketë shanse për të fituar tituj në të ardhmen  .  Megjithatë i konsideruari si zëvëndësuesi ideal i Gianluiggi Buffon në kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ do  të ketë mbi tavolinë edhe ofertat e Manchester United dhe Chelsea duke e zgjeruar dhe ashpërsuar më shumë  luftën për shërbimet e tij .

Me këto  alternativa    ky portier  do të ketë shansin të zgjedhë rrugën me qetësi  eksperiencën e ardhshme në kuadratin e bardhë . Por nga ana tjetër kjo histori evidenton një vështirësi më vete sepse në aspektin ekonomik dhe sportiv  pretendentët janë pothuajse në të njëjtat ritme , por merkatoja e verës është  ajo që do të japë verdiktin final në lidhje me këtë çështje .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy