Zyrtare/ Egbo merr drejtimin e Prishtinës

Zyrtare/ Egbo merr drejtimin e Prishtinës

Emanuel Egbo, është trajneri më i ri i Prishtinës. Klubi nga Kosova, ka zyrtarizuar në stol ish-trajnerin e Tiranës.

Egbo do të marrë vendin e lënë bosh nga Debatik Curri, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh.

50-vjeçari më herët ka drejtuar Tiranën, me të cilët fitoi edhe titullin si trajner, ndërsa si futbollist, ka luajtur me Bylisin dhe Tiranën.

E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës.

Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin.”, deklaroi Egbo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy