
Duke iu referuar problemeve të njëpasnjëshme të Eden Hazardit , drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur ta finalizojnë këtë histori në merkaton e verës.
Sipas ‘ Defensa Central ‘ Christian Pulisic është bërë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, i cili nuk pa gjetur hapësira tek Chelsea dhe anglezët pretendojnë të rikuperojnë investimin e bërë për amerikanin në janarin e 2019-tës.
Traineri italian prej kohësh është vënë në lëvizje për të gjetur një ekstrem të majtë, në mungesë të Vinicius Juniorit, determinant tek ‘’ Galaktikët ‘’.
Në verën e 2024-tës përfundon kontrata e 24 vjeçarit me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të cilët do të kenë një shans për tu fuqizuar me shitjen e tij në merkaton vijuese .
Gjithsesi , për shërbimet e ishi-t të Borussia Dortmundit , ‘’ Los Merengues ‘’ do të zhvillojnë një tjetër derbi me Atletico Madridin , ekip që prej kohësh ka shfaqur interes për Christian Pulisic.
Numri një i stolit deri më tani po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e Real Madridit , i cili shpartalloi Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8-tave të Champions Leagues dhe duke iu referuar rezultatit , për ‘’ The Redsat ‘’ do të jetë pothuajse i pamundur kualifikimi në atë të kthimit.
Largimi i ishi-t të Chelseat konsiderohet një prioritet dhe ishi i Borussia Dortmundit shikohet si i duhuri për ta zëvëndësuar Eden Hazardin .
Për sa i përket sezonit aktual , Christian Pulisic është aktivizuar në 21 sfida dhe numëron 799 minuta lojë, shumë pak për të qëndruar përtej këtij sezoni në ‘’ Stamford Bridge ‘’.



