Ruben Amorim, opsion për Liverpoolin

Ruben Amorim, opsion për Liverpoolin

 Largimi i Jurgen Kloppit në fundin e sezonit sigurisht do të jetë një goditje e fortë për Liverpoolin.

Gjithsesi, po bëhet maksimumi për mbërritjen e një traineri cilësor në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe një ndër emrat e preferuar është Ruben Amorim.

Portugezi po analizohet edhe nga drejtuesit e Barcelonës, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me Sporting Lisbonën, ekip që po dominon në kampionat.

Do të jetë një sfidë gjigandësh për 39 vjeçarin, i cili në vitet e fundit ka fituar dy Kupa Lige, një Kampionat dhe Superkupën e Portugalisë me kryeqytetasit.

Negociatat e ‘’ The Redsave ‘’ kane filluar pasi konsiderohet e domosdoshme gjetja e trainerit të duhur për vijimësinë, i aftë për ti rikthyer tek titujt anglezët.

Ish-i Borussia Dortmundit do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë gjatë nëntë sezoneve me Liverpoolin, ekip i cili fitoi çdo trofe të mundshëm.

Ndërkohë për Ruben Amorim do të ishte fillimi i një eksperience të re, tek një ekip elite, si në Angli dhe më gjërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy