
Prej kohësh opsioni Memphis Depay vijon të ketë një impakt të rëndësishëm tek Barcelona. Taktikat katalanasve për finalizimin e operacionit me parametër zero kanë marrë një tjetër rrjedhë sidomos pas arritjes së akordit me fondin amerikan prej 500 milionë eurosh . Justifikimi i ‘’ Blaugranëve ‘’ në lidhje me këtë çështje është fokusi tek alternativat me një impakt ekonomik më inferior në krahasim me atë të sulmuesit me qëllimin e ruajtjes së rezervave që do ti nxjerrin nga balta spanjollët në kohët e vështira . Prioriteti aktual i Barcelonës mbetet transferimi i Kun Agueros ose Erling Haaland në të magjishmin ‘’ Camp Nou ‘’ .
Megjithatë një vendim i tillë nuk e pengon aspak rrugën e hollandezit për vijimin e karrierës ashtu siç dëshiron sepse në derën e Olimpique Lyonit kanë trokitur Bayern Munchen dhe Juventusi të cilët kanë besim se do ta perfeksionojnë rendimentin e sulmit me prezencën e Memphis Depay . Statistikat e arritura me një skuadër që në vitet e fundit ka shënuar një rënie të theksuar si në Ligue 1 ashtu edhe në Europë ia lartësojnë figurën dhe njëkohësisht ia rrit shpresat 27 vjeçarit për të nisur një aventurë të re .
Lojtari i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ ka shënuar 20 gola dhe 9 asiste në 36 ndeshje gjatë sezonit , sukses që i ka shërbyer harmonisë së ekipit për të rivalizuar për fitimin e Ligue 1 , dëshirë që matematikisht është e realizueshme .



