
Parashikohet se gjatë merkatos dimërore Manchester United do të jenë një ndër protagonistët e padiskutueshëm.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ vijojnë të jenë ndër klubet më të pasur të botës dhe peripecitë e fazës së parë të sezonit i detyrojnë drejtuesit të japin maksimumin gjatë kësaj periudhe.
Traineri Ruben Amorim e ka analizuar çdo aspekt dhe duhet theksuar se nuk është bindur me funksionimin e mesfushës.
Për këtë arsye në listën e tij tashmë është përfshirë Jude Bellingham, për të cilin presidentët Joel dhe Avram Glazer kanë përgatitur rreth 150 milionë euro.
Nëse do të kenë sukses për 20 herë kampionët e Premier Leagues do të rezultonte blerja më e shtrenjtë në histori.
22 vjeçari vijon të jetë një referent tek Real Madridi dhe kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’ dhe shifra e lartpërmendur demostron ambicjen e drejtuesve të këtij ekipi.
Eksperienca e ishi-t të Borussia Dortmundit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nisi ashtu siç pritej por me kalimin e kohës është vënë re një rënie e theksuar rendimenti, gjë e cila nuk tolerohet nga Xabi Alonso.
Mendohet se Florentino Perez do ta analizojë me detaje këtë interes duke qenë se oferta është tunduese edhe pse Jude Bellingham është një komponent shumë i rëndësishëm në 11-shen e ish kampionit të Europës dhe botës me Spanjën.
5 gola dhe 4 asiste në 20 sfida është kontributi i deritanishëm i Jude Bellingham me të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e futbollit.



