Vuante nga leucemia, portieri belg ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Vuante nga leucemia, portieri belg ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Portieri belg, Miguel Van Damme, ka humbur betejën më të rëndësishme dhe është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare.

Futbollisti vuante prej kohësh nga leucemia, sëmundje e cila e mposhti, duke e larguar nga jeta në moshë shumë të re.

Van Damme ishte pjesë e Cercle Brugge në kampionatin belg. Ai u diagnostikua me leucemi për herë të parë në 2016, teksa prej pesë vitesh e gjysmë luftonte me sëmundjen e rëndë. Pasi e mposhti dy herë sëmundjen, në shtator të 2020 portieri iu drejtua fansave të Brugge duke thënë se sëmundja po e mundonte sërish.

Ishte bashkëshortja e tij, Hyana Dobbelaere, me të cilën ka një vajzë, e cila njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta të portierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy