Bekaj: Me Skënderbeun do japim dyfish më shumë se ndaj Kukësit

Bekaj: Me Skënderbeun do japim dyfish më shumë se ndaj Kukësit

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është shprehur se Tirana do të japë dyfishin që dha ndaj Kukësit, në sfidën ndaj Skënderbeut, e planifikuar për t’u luajtur ditën e nesërme. Në fjalët e tij, Bekaj, konsideroi Laçin, si skuadrën më të fortë të kampionatit, për bardheblutë.

"Nëse me Kukësin kemi dhënë 100%, me Skënderbeun do të japim 200%, pasi këto ndeshje që duken më të lehta në fakt dalin më të vështira.

Mbrojtja është shumë e mirë për momentin dhe mendoj se ka për të më ndihmuar shumë. Të them të drejtën them jemi shumë mirë, për të filluar nga sulmi, mesfusha dhe mbrojtja.

Për mendimin tim rivali më i fortë është Laçi ndër ekipet më të forta edhe Kukësi, por të gjithë janë aty-aty.

Grupi e bën Tiranën më të fortë, jo vetëm fizikisht apo taktikisht, por kemi edhe atmosferë fantastike”, u shpreh Bekaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy