Rafael Nadal ka njoftuar këtë të enjte se nuk do të marrë pjesë në Wimbledon dhe Lojërat Olimpike këtë verë.
Përmes një postimi në “Instagram”, 35-vjeçari Nadal, i cili fitoi dy nga titujt e tij të fundit në “All England Club” në 2010, bëri me dije se ka vendosur të mos jetë pjesë e kampionatit të këtij viti.
“Përshëndetje të gjithëve, unë kam vendosur të mos marr pjesë në Kampionatet e këtij viti në Wimbledon dhe Lojërat Olimpike në Tokio.”, shkroi Nadal.



