
Të enjten e 8 shkurtit, Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të mësojë rivalët për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Shqipëria ndodhet në Ligën B, në vazon e tretë, në të njëjtën vazo me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi.
Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.
Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.



