Marcelo Brozovic, opsion për Juventusin

Marcelo Brozovic, opsion për Juventusin

Pas dy sezoneve në Arabinë Saudite e ardhmja e Marcelo Brozovic mund të jetë në Serinë A.

Kroati zhvilloi në të shkuarën nëntë sezone me Interin, për të cilin ka shfaqur interes Juventusi.

33 vjeçari po e mendon mirë hapin e rradhës, rinovimin me Al-Nassr ose përfundimin e kësaj eksperience.

 Kontrata i përfundon në qershorin e 2026-tës dhe interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ besohet se do të marrë analizën që meriton.

 Italianët janë në pritje të përgjigjes së ishi-t të Dinamo Zagrebit, duke e ditur se konsiderohet nga traineri Luciano Spalletti, me shumë eksperiencë, sidomos në Serinë A. 

Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘, ishi i Zenit St Petersburgut mund të influencojë në vendimin e Marcelo Brozovicit, i cili e drejtoi gjatë etapës tek Interi. 

Njohja e cilësive është një përparësi për torinezët në lidhje me arritjen e objektivit, i cili mund ti ndihmojë në repartin ofensiv. 

Eksperienca e akumuluar ndër vite dhe fakti i të qënit tejet kompetitiv sigurisht e avantazhojnë Marcelo Brozovicin për të provuar përsëri veten tek një ndër ligat më të rëndësishme të Europës. 

Javët vijuese do të jenë determinante për lojtarin nga Zagrebi duke qenë se bëhet fjalë për ish rekordemenët e Scudettos, një ekip i cili preferohet nga shumë lojtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy