Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Toni Krossit

Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Toni Krossit

Edhe pse tashmë i larguar nga futbolli Toni Kross ka mbetur në mendjen e drejtuesve të Real Madridit i cili gjatë një dekade dha gjithçka në fushën e lojës.

Pas tërheqjes së gjermanit tek ‘’ Galaktikët ‘’ filloi menjëherë puna për t’ia gjetur zëvëndësuesin ideal, të ndërgjegjshëm se do të ishte tejet e vështirë.

Mirëpo si duket Juni Calafat i cili është një zbulues talentësh i ka dhënë rezultatet dhe tanimë është fokusuar maksimalisht tek Kennet Eichorm, pjesë e Hertha Berlinit.

16 vjeçari po tregon cilësitë në Bundesligën 2, një kampionat kompetitiv dhe me një koefiçent të lartë vështirësie.

 Të pretendohesh nga ‘’ Los Blancos ‘’ në një moshë të tillë do të thotë se je në rrugën e duhur dhe pritet një ofensivë për mesfushorin gjatë merkatos së verës. 

Vlera e kartonit të Kennet Eichorm momentalisht arrin 12 milionë eurot, e përballueshme nga xhepat e Florentino Perez. 

Kërkesa e llogarisë tek kryeqytetasit është shumë e lartë dhe duhet riktheksuar se gjatë periudhës së transferimeve kalimi i talentëve në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ merr një rëndësi të veçantë. 

Lojtari në fjalë vijon të jetë një titullar tek ekipi nga kryeqyteti i cili është konsoliduar me kalimin e kohës dhe spikat për preçizionin në pasime, të qënit i mirëpozicionuar në çdo moment të lojës dhe fitimin e dueleve. 

E ardhmja për të mund të ndryshojë në fundin e këtij sezoni dhe interesi i ‘’ Los Merengues ‘’ ia rrit automatikisht vlerat. 

Deri më tani nxënësi i Stefan Leitl ka kontribuar me 1 gol në 14 sfida, të shoqëruara me një rendiment i cili meriton duartrokitje dhe rezultatet janë mëse të dukshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy