Analiza e kampionatit, Matraxhiu: Tirana e varur nga Xhixha, Teuta shumë dobët. Garë e fortë për mbijetesë

Analiza e kampionatit, Matraxhiu: Tirana e varur nga Xhixha, Teuta shumë dobët. Garë e fortë për mbijetesë

Duke folur për kampionatin shqiptar në emisionin “SportZone” në MCN TV, menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, u shpreh se Tirana duket e varur nga Redon Xhixha. Sipas tij, bardheblutë dhe lojtarët e tjerë, do shihen kur Xhixha të mos jetë në formë.

Për Partizanin, Matraxhiu tha se nuk e bind deri tani, ndërsa për Teutën deklaroi se i shikon shumë dobët këtë sezon dhe gara për mbijetesë do jetë shumë e fortë.

Kukësi sipas tij ka ndryshuar dhe trajneri Enkeleid Dobi po bën një punë shumë të mirë.

Nëse një sezon më parë kishim një Tiranë dominuese, këtë sezon është një Tiranë më ndryshe dhe më duket një ekip i varur nga Xhixha,. Në momentin që Xhixha nuk shënon, Tirana nuk funksionon. Kanë ikur lojtarë me peshë dhe kanë ardhur lojtarë që ndoshta nuk e kanë peshën e tyre. Ndoshta duhet edhe kohë të përshteten. Xhixha e ka marrë Tiranën për dore në këto suksese. Në momentin që Xhixha do ketë uljen e tij, do shikojmë si do jenë lojtarët e tjetër.

Partizani nuk më bind. Kanë luhatje. Do jetë një kampionat i luftuar deri në fund. Më vjen keq për Vllazninë dhe Teutën. Durrsakët më duken shumë dobët këtë sezon, edhe në drejtim. Unë po flas në përgjithësi çfarë kam parë deri tani. Shkëmbi nuk trajneri që ka krijuar ekipin. Në momentin që merr drejtimin e skuadrës, nuk ka vend për alibi. Për Teutën do jetë malore të fortë. Bylisi dhe Erzeni po bëjnë shumë mirë. Do jetë garë e fortë për mbijetesën. Edhe Kastrioti po bën shumë mirë. As Egnatian nuk e shikoj aq bindëse sa u përfol në fillim. Më duket si Dinamo. Shumë bujë në media, por kanë çeduar rrugës.

Kukësin e kam parë në fillim, kanë pasur shumë oshilacione. Nuk më dukeshin entuziastë në stërvitje. Tani më duken më ndryshe, më të karikuar dhe ja ku po duken edhe rezultatet. Nuk e di si kanë qenë situatat, por tani kanë ndryshuar. Dobi po bën një punë të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy