
Me Toni Krossin dhe Luka Modricin drejt varjes së këpucëve në gozhdë, drejtuesit e Real Madridit e kanë filluar prej kohësh punën për gjetjen e zëvëndësuesve.
Do të jetë një rrugë e vështirë për arsye të rëndësisë së gjermanit dhe kroatit për vite me rradhë tek ‘’ Galaktikët ‘’ por gjithsesi po analizohen disa emra.
Nicolo Barrella është një ndër lojtarët më të preferuar të spanjollëve , i cili ndihmoi në të kaluarën Interin për të fituar Scudetton dhe në sezonin aktual ka kontribuar me sukses për arritjen e zikaltërve në gjysëmfinalet e Champions Leagues.
Carlo Ancelotti e njeh mjaft mirë ishi-n e Cagliarit, për të cilin Interi pretendon 60 milionë euro por duhet patur parasysh se për 26 vjeçarin italian edhe Manchester United bashkë me Paris St Germain janë në garë.
Problemet e theksuara të Interit në aspektin ekonomik e bëjnë gati të paevitueshëm largimin e Nicolo Barrellas nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , sidomos nëse i referohem potencialit të pretendentëve në aspektin ekonomik.



