Trajneri i kombëtares Shqiptare Giani de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Izraelit, që do luhet ditën e shtunë më 12 nëntor në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.
Në këtë listë bie në sy grumbullimi i 4 portierëve dhe lënia jasht liste e Ergys Kaçes dhe Sokol Çikalleshit.



