De Laurentiis: E kishim mbyllur marrëveshjen me Ibrën, por Gattuso nuk e donte

De Laurentiis: E kishim mbyllur marrëveshjen me Ibrën, por Gattuso nuk e donte

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, në një intervistë të dhënë, është shprehur se të kaltrit e kishin mbyllur marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovic në verën e 2020, por asokohe ishte trajneri Gattuso që e refuzoi suedezin.

Ne kishim arritur marrëveshjen me Zalatan Ibrahimovic, por më pas Ancelotti u shkarkua dhe u zëvendësua nga Gattuso. Ky i fundit më telefonoi dhe më tha që nuk duhej Ibra, skuadra nuk kishte nevojë për të. Unë i besova Gattusos.

De Laurentiis foli edhe për trajnerin Lucciano Spalletti, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer te Napoli këtë sezon.

Unë e bëra zgjedhjen e Spalletti në janar 2021. Shkova në Milano fshehurazi në shtëpinë e tij dhe i kërkova të nënshkruante një kontratë dyvjeçare me opsion edhe për vitin e tretë, që ai nuk donte ta nënshkruante. Më pas e binda. Nëse do të ikë, do të shtrëngojmë duart dhe asgjë nuk do të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy