Fushës Qendrore të Real Club Tenis Barcelona (RCTB) do t’i jepet emrin Rafa Nadal, për nder të lojtarit që dominoi Barcelona Open Banc Sabadell gjatë dekadës së fundit.
Marrëveshja është arritur ditët e fundit pas një kërkese të të Asamblesë së Jashtëzakonshme të RCTB.
“Për ne është krenari që kemi një lojtar si Nadali, një nga më të mirët në histori që është bërë pjesë e klubit që në moshën 11-vjeçare”, tha Albert Agusti, president i klubit.
Ceremonia në nder të tij do të zhvillohet në ditët e ardhshme, pasi organizata po pret kthimin e lojtarit në Barcelonë.



