
E ardhmja e Alejandro Balde mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës.
Anësori pretendohet prej kohësh nga ekipe në Premier League, i cili po zhvillon sezonin e pestë me Barcelonën.
Mbrojtësi i ka qëndruar besnik ‘’ Azulgranëve ‘’ por vijimësia mund ti ndryshojë në çdo aspekt.
Siç dihet spanjollët nuk po kalojnë një situatë optimale në aspektin ekonomik dhe paraprakisht Joan Laporta ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë për jo më pak se 70 milionë euro.
Manchester City, Manchester United dhe Aston Villa do të luftojnë ashpër për 22 vjeçarin, një lojtar me eksperiencë, shumë i shpejtë nga krahët, efektiv në prapavijë dhe gjithashtu i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis de la Fuente.
Mënyra se si luhet në Premier League i përshtatet cilësive të Alejandro Baldes i cili mund të provojë veten në një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.
Duhet thënë se historikisht ekipet e kampionatit anglez janë shquar për potencialin në aspektin ekonomik, sidomos ato të elites.
34 sfida dhe 3 asiste numëron në sezonin aktual, për të cilin vera e ardhshme do të jetë determinante.



