Barcelona përcakton shifrën për Raphinhan

Barcelona përcakton shifrën për Raphinhan

Interesi i Manchester United në kohët e fundit për Raphinhan është marrë shumë seriozisht nga drejtuesit e Barcelonës për faktin se siç dihet kjo skuadër është një ndër më të pasurat në botë.

Katalanasit kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i brazilianit, për të cilin sipas ‘ Sport ‘ kanë përcaktuar 100 milionë euro.

Në të kaluarën Joan Laporta investoi 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga Leeds United në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili pretendon të dalë me çdo kusht i fituar.

Duke qenë se 27 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Xavi Hernandezit, kuq e blutë janë të detyruar ta rrisin stekën, i cili mund të shëndërrohet në një ndër protagonsitët e merkatos së janarit.

Për ishi-n e Rennes sezoni aktual është i dyti në rradhët e ‘’ Blaugranëve ‘’ por interesi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ mund të rezultojë nisja e një tjetër eksperience në karrierë.

2 gola dhe 6 asiste në 16 sfida janë statistikat e arritura në sezonin aktual nga nxënësi i ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, për të cilin merkatoja dimërore parashikohet shumë e rëndësishme për vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy