Atletico Madridi në sulm për Enes Unal

Atletico Madridi në sulm për Enes Unal

 Sezoni në La Liga pavarësisht dominimit të Real Madridit ka shfaqur potencialin e shumë lojtarëve premtues .

Një ndër ta është Enes Unal i Getafes .

Pas periudhës së vështirë tek Villareali të cilën e reflektoi edhe tek Levante dhe Valladolidi, tek ekipi nga Madridi po shijon momente të mrekullueshme dhe tanimë ka arritur të fitojë respektin e Diego Simeones.

 16 gola në 37 sfida me një ekip të dorës së dytë si Getafe jane vlerësuar nga ‘’ El Cholo ‘’ i cili menjëherë e ka përfshirë në listën e merkatos pasi prej kohësh po kërkon një sulmues qendre dhe arritjet e turkut e kanë bindur. 

Sigurisht për Getafen interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund të perceptohet si një fërkim duarsh sepse një kalim i Enes Unal në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ jo vetëm që do të ishte një hap  shumë i suksesshëm në karrierë por edhe  një shans për mbushjen e arkave .

Largimi i Luis Suarezit do të jetë një goditje për skemat e argjentinasit pasi uruguajani kudo ku ka vënë këmbët ka treguar se është një ndër më të mirët repartin e avancuar  por ishi-t të River Plates i duhet ti vërë pikën kësaj çështje sepse sezoni vjen si pa e kuptuar dhe të qënit në lartësinë e duhur mbetet një prioritet për ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Me Diego Simeonen në stol , Atletico Madridi prej shumë vitesh vijon t’ia vështirësojë objektivat Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga dhe rivalëve më të fortë të Europës në Champions League dhe kjo filozofi tashmë është bërë pjesë e pandashme e  kësaj skuadre që synon titujt në  çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy