
Ecuria jo e mirë e Cristiano Ronaldos tek Manchester United besohet se shumë shpejt do të shkaktojë largimin e portugezit nga ‘’ Old Trafford ‘’.
Mospjesëmarrja në Champions League e ‘’ The Red Devilsave ‘’ e ka lënë të zhgënjyer golashënuesin dhe qëllimi i tij është transferimi tek një tjetër ekip në merkaton e janarit.
Me Erik Ten Hag në pankinë , ‘’ Cr7 ‘’ e ka humbur protagonizmin dhe mendohet se shumë shpejt do të lërë ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ pasi kjo eksperiencë nuk po i shërben aspak luzitanit.
Fatkeqësisht edhe pse fituesi i pesë ‘’ Topave të Artë ‘’ konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit , ofertat në drejtim të tij kanë munguar dhe arsyeja kuptohet pasi 37 vitet mbi supe nuk i garantojne shkëlqimin e disa viteve më përpara, fakt që e vështirëson transferimin tek një ekip elite.
Gjithsesi objektivi primar i Cristiano Ronaldos është pjesëmarrja në Champions League dhe pritet që merkatoja e janarit të jetë determinante për yllin nga Madeira.



