
Shkëlqimi tek Real Sociedadi i ka siguruar një pretendent cilësor Alex Remiros.
Bëhet fjalë për Barcelonën, drejtuesit e të cilës ja kanë hapur dyert e ‘’ Camp Nou ‘’.
Për 31 vjeçarin natyrisht përbën një sukses në karrierë pasi një interesi të tillë është vështirë ti thuash ‘ jo ‘.
‘’ Los Cules ‘’ pretendojnë të përforcohen në kuadratin e bardhë dhe eksperienca e Alex Remiros me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ e ka ndihmuar për këtë arritje.
Ishi i Huescas përfshihet në rangun e më të mirëve të La Ligas dhe ky fakt nuk mund të anashkalohet nga ekipet e elitës.
Tashmë kontaktet e para kanë nisur ndërmjet palëve dhe pritet një ofensivë e ashpër e katalanasve për gardianin e lindur në Navarra.
Sezoni i shkuar ishte i shtati në ‘’ Reale Arena ‘’, faktikisht tek një ndër ekipet më të sikletshëm të Primera Division.



