
Ish-presidenti i Interit Masimo Moratti ka folur për herë të parë pas largimit të Antonio Contes, i cili la ekipin pasi fitoi kampionatin. Sipas Morattit largimi i tij nuk e ka surprizuar, pasi është një njeri ambicioz.
KONTE – “Besoj se ka qenë një lamtumirë ndryshe nga ajo e paraardhësve të tij. Konte është një trajner ambicioz, duket se nuk ka marrë garanci për projektin. Pasi fitores me Inter-in, më mirë të largohesh siç kanë bërë të tjerë në të kaluarën”, (qesh)
MURINJO – “Roma ka bërë një goditje të madhe. Ku i dihet, po të kishte pritur, ndoshta mund të ishte kthyer tek Inter. Unë do të isha gëzuar”.
SPALETI – “Është shumë i mirë, një trajner profesionist dhe i dashuruar me futbollin. Ka ambicie të mëdha”, u shpreh Morati.



