
Mbrojtësi Gleison Bremer, ishte një nga lojtarët më të spikatur në Serie A, për sezonin që lamë pas. Futbollisti zhvilloi paraqitje të shkëlqyera me Torinon, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen disa skuadra, si Interi, Milani, Chelsea, Napoli, Roma, PSG dhe Bayern Munich.
Vetë Bremer, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se me shumë mundësi do të largohet në këtë merkato dhe dëshira e tij është të luajë në Champions League.
Të gjithë i dinë ambiciet e mia, kam dëshirë të luajë në Champions League. Dua të luaj atje për të marrë më pas një thirrje për t’u grumbulluar nga kombëtarja braziliane.
Kam nevojë të luaj në një nivel më të lartë. Është vetë çështje kohë, jam duke analizuar disa oferta, por mendoj se në sezonin tjetër nuk do të luaj më për Torinon.



