
Marcus Thuram është zyrtarisht lojtar i Interit. Klubi zikaltër ka prezantuar këtë të shtunë, sulmuesin francez. Thuram vjen nga Bundesliga gjermane, aty ku mbylli aventurën me skuadrën e Borussia M’Gladbach. Për 25-vjeçarin interes kishte shfaqur edhe Milani, por drejtuesit e Interit u treguan më të shpejtë për të mbyllur marrëveshjen. Sulmuesi francez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.



