Java e 13-të e La Ligas, spikat derbi i Andaluzisë

Java e 13-të e La Ligas, spikat derbi i Andaluzisë

Sot në 21.00 sfida midis Athletic Bilbaos dhe Celta Vigos do të hapë siparin e javës së 13-të të La Ligas.

Vaskët luajnë përballë publikut të tyre pas një fitorejë shumë të rëndësishme në transfertë kundër Villarealit në javën e kaluar , ndërsa ‘’ Los Celticos ‘’ nuk morën më shumë se një barazim në ‘’ Bailaidos ‘’ përballë Sevillas.

Nxënësit e Ernesto Valverdes momentalisht renditen në zonën e Europës, kurse zotët e shtëpisë janë të tretët nga fundi.

E shtuna do të jetë si gjithmonë më intensive , gjatë të cilës do të zhvillohen pesë sfida.

Në 14.00 Rayo Vallecano pret Gironan, skuadra e momentit në La Liga.

Barazimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ja ka ngritur moralin ekipit të Franciscos, ndërsa katalanasit bënë detyrën duke mundur në ‘’ El Sadar ‘’ Osasunën.

‘’ Los Rayistas ‘’ shquhen si një rival problematik ,sidomos në shtëpi por duhet patur parasysh se do të kenë përballë ekipin që po impresionon çdokënd në sezonin aktual.

Në 16.15 Almeria përballet me Real Sociedadin, me qëllimin e daljes nga situata e ndërlikuar, skuadër e cila renditet në vendin e fundit në tabelë .

Humbja kundër Alaves në transfertë e rikonfirmoi atë, situatë e njëjtë edhe për Real Sociedadin, i mposhtur nga Barcelona në ‘’ Reale Arena ‘’.

‘’ Los Txiuriurdines ‘’ reaguan menjëherë duke mposhtur Benfikën në ndeshjen e pestë të Champions Leagues dhe u kualifikuan me meritë në turin me eleminim direkt, me 3 fitore dhe një barazim dhe do ti zhvillojnë dy të mbeturat për statistikë.

Në 18.30 Osasuna pret Las Palmasin në ‘’ El Sadar ‘’.

Skuadra nga Pamplona u mposht nga Girona në javën e kaluar, e cila vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës kurse ishullorët treguan se janë të frikshëm në shtëpi dhe i dhanë një leksion Atletico Madridit duke e mundur me shifrat 2-1.

Parashikohet sfidë shumë e vështirë për zotët e shtëpisë pasi Las Palmasi konsiderohet ndër rivalët që të befason atëherë kur nuk e pret.

Diferenca midis tyre është dy pikë, fakt që e bën sfidën më interesante.

Njëkohësisht luhet edhe Granada Getafe.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ po përjetojnë një situatë të ndërlikuar pasi vijojnë të parafundit në tabelë , të cilët vinë nga humbja në ‘’ Mestalla ‘’.

Ndërsa ‘’ Los Azulones ‘’ bënë detyrën në shtëpi kundër Cadizit, madje duke e fituar sfidën me një lojtar më pak.

Madrilenët janë në një situatë komode por gjithsesi të ashtuquajturve ‘’ Los Granadinos ‘’ do ti duhet të shtrëngojnë dhëmbët, me qëllimin e shkëputjes nga zona e ftohtë.

E shtuna përfundon në 21.00 me Real Madrid Valencia.

Madrilenët u ndalën në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një barazim me rrjeta të paprekura kundër Rayo Vallecanos në javën e kaluar por vijuan ecurinë pozitive në Champions League me një fitore të pastër 3-0 kundër Bragas .

Rezultatet e ‘’ Galaktikëve ‘’ po rikonfirmojnë edhe eksperiencën e madhe të Carlo Ancelottit në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe duke iu referuar këtij fakti, historia natyrisht flet në favor të Real Madridit.

Edhe ‘’ Los Che ‘’ po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, nën drejtimin e ish mesfushorit Ruben Baraja.

Bardhezinjtë mposhtën në ‘’ Mestalla ‘’ Granadën dhe do të tentojnë ti vënë në vështirësi ‘’ Los Blancos ‘’ .

Fitorja e tyre është rruga e vetme për të vijuar me presionin ndaj Gironas por edhe Valencia do të kërkojë të përfitojë nga gabimet e rivalëve , edhe pse statistikat i ka kundër .

Gjatë të dielës do të luhen vetëm tre sfida, duke filluar nga ajo e orës 16.15 Barcelona Alaves.

Kuq e blutë çuditërisht u mposhtën nga Shakhtar Donetsk në mesjavë por vijojnë të ruajnë vendin e parë në Grupin H edhe pse asgjë nuk është siguruar.

Faktori fushë do të shfrytëzohet maksimalisht për të vijuar me presionin ndaj Real Madridit dhe Gironas duke shpresuar njëkohësisht në gabimin e tyre.

Fitorja në ‘’ Reale Arena ‘’ kundër Real Sociedadit tregoi se ‘’ Los Cules ‘’ mund të bëjnë edhe më shumë, ndërsa Alaves mori një tre piksh me shumë vlera kundër Almerias në shtëpi, i cili e ka shkëputur paksa nga zona e ftohtë momentalisht.

Në 18.30 në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ do të zhvillohet derbi i Andaluzisë Sevilla Real Betis, një ndër sfidat më interesantë në kampionatin spanjoll përgjatë viteve.

Si ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Verdiblancos ‘’ janë pjesëmarrës në Champions League dhe Europa League respektivisht, kompeticione në të cilët historia është e ndryshme për secilin ekip.

Nxënësit e uruguajanit Diego Alonso vijojnë të mos e ngrejnë kokën, të cilët pas katër sfidave kanë grumbulluar vetëm dy pikë dhe rrezikojnë eleminimin në fazën e grupeve.

Barazimi në ‘’ Balaidos ‘’ dhe humbja në ‘’ Emirates ‘’ kundër Arsenalit po tregon vështirësitë e tyre, ndërsa për rivalët direktë gjithçka funksionon ndryshe, si në La Liga ashtu edhe në Europë.

Me Manuel Pellegrinin Real Betisi po vijon rrugën drejt kualifikimit, ekip i cili mposhti në ‘’ Benito Villamarin ‘’ edhe Mallorcan ‘’ në javën e kaluar dhe fitoi bindshëm 4-1 kundër Aris Limassol, rezultat që e rikonfirmon si kryesuese e grupit C.

Megjithatë, aspektet historike kanë një rëndësi të veçantë dhe në gjashtë sfidat e fundit , dy prej të cilave, një në Kupën e Mbretit dhe një miqësore, reflektojnë se Sevilla është disi e avantazhuar me tre fitore, dy barazime dhe një humbje.

Java e 13-të përfundon të dielën ndryshe nga ato pararëndëse , me sfidën Atletico Madrid Villareal. ‘’ Los Cholchoneros ‘’ po përjetojnë një moment shumë të mirë , në La Liga dhe Champions League.

Pas humbjes në javën e kaluar kundër Las Palmasit, skuadra e Cholo Simeones reagoi duke mundur Celticun me rezultatin tenistik 6-0 dhe vijon ende në lojë për kualifikimin në Grupin E, të cilën e presin dy sfida determinante, kundër Feyenoordit në Roterdam dhe Lazios në shtëpi.

Momentalisht kryeqytetasit e kanë konsoliduar vendin e 4-tërt në renditje, ndërsa Villareali u ndal nga Athletic Bilbao në ‘’ La Ceramica ‘’ javën e kaluar dhe dje bëri detyrën në Izrael duke përmbysur disavantazhin kundër Maccabi Haifas.

‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ është shumë larg paraqitjeve të sezoneve të shkuara në La Liga, e cila renditet e 13-ta , por në Europa League janë pretendentë për kalimin e grupeve edhe pse e presin edhe tre sfida shumë të vështira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy