Manchester United ngulmon për Akanjin

Manchester United ngulmon për Akanjin

Largimi i parakohshëm nga Champions League e ka përkeqësuar situatën në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe fatura e këtij dështimi i shkon direkt trainerit Ralf Rangnick i cili ka treguar se duhet të përgatitet akoma më shumë për të lideruar një ekip elite.

‘’ The Red Devilasat ‘’ s’mundën as me Cristiano Ronaldon të superonin një Atletico Madrid që luftoi çdo sekondë dhe triumfoi në një fushë të vështirë si ‘’ Old Trafford ‘’. 

Gabimet i kanë bërë edhe më të kujdesshëm drejtuesit për të cilët merkatoja e verës konsiderohet një finale , ku do të ndërhyhet në çdo pozicion për rifutjen e anglezëve në shinat e suksesit .

Manuel Akanji po ndiqet prej kohësh dhe sipas ‘ Express ‘ ky klub është i gatshëm të plotësojë kushtet e Borussia Dortmundit që kërkon minimalisht 30 milionë euro për 26 vjeçarin .

Në këtë histori fati do të jetë në anën e gjigandëve të Premier Leagues sepse zviceriani ka deklaruar se kërkon të largohet nga ‘’ Signal Iduna Parku “ dhe duke parë se Harry Maguire nuk ofron asnjë garanci si titullar, Manuel Akanji konsiderohet ideali për ta zëvëndësuar.  

88 milionë eurot e paguara në merkaton e 2019-tës nuk kanë patur asnjë efekt deri më tani sepse ishi i Leicesterit ka dështuar  dhe për Manchesterin është një domosdoshmëri rikuperimi i vlerave të humbura sepse prezencat e deritanishme po e çojnë drejt greminës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy