
Trajneri i Romës, Jose Mourinho sezonin e ardhshëm do jetë në krye të Romës dhe ka nisur që tani të mendojë për skuadrën që do të ndërtojë. Te skuadra verdhekuqe pritet një merkato me afrime të rëndësishme dhe përforcimi i parë pritet të jetë një shqiptar. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, afrimi i të cilit te Roma është një kërkesë e teknikut portugez, raporton “Sky Sports”. Mourinho e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe e shikon si një lojtar të rëndësishëm për lojën që ai bën.
Xhaka është pjesë e Arsenalit dhe anglezët kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e Zvicrës. Gjithsesi te Roma nuk duken të bindur të paguajnë shifrën e kërkuar nga Arsenali dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për një shufër rreth 15 milionë euro. Bisedimet e para mes palëve kanë nisur dhe në ditët e ardhshme mund të finalizohet gjithçka.



