Pistat e mundshme për Marco Asension

Pistat e mundshme për Marco Asension

Protagonizmi i reduktuar tek Real Madridi ka filluar ta shqetësojë  Marco Ansension . U mendua se rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të nënkuptonte një avantazh për spanjollin por më kot sepse e ardhmja tek  ‘’ Galaktikët ‘’ mbetet në mëdyshje  .   Arsyeja e kësaj situate të pakëndshme është  dëmtimi në gju gjatë fazës përgatitore të sezonit 2019 që vijon ta shqetësojë , por eksperienca e akumuluar në tërë këto vite vijon t’ia mbajë hapur dyert 25 vjeçarit .   Liverpooli , Milani dhe Juventusi  mbeten  kandidatët potencialë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Real Madridit .  ‘’ The Redsat ‘’ asnjëherë nuk e kanë fshehur dëshirën për të firmosur me Marco Asension  dhe ky i fundit bën pjesë në planet e Jurgen Klopp i cili  kërkon ta ngrejë emrin e Liverpoolit aty ku e meriton .

Pas tyre renditen kuqezinjtë .  Pas shumë vitesh mungese Milani është rikthyer në Uefa Champions League dhe projekti i lideruar nga Stefano  Pioli konsiderohet shumë ambicioz dhe  përfshirja e një elementi të tillë do t’ia lehtësonte rrugën ‘’ Djallit ‘’ në të ardhmen .

  Listës s’kishte si ti mungonte as Juventusi , skuadër që ka rikuperuar një pjesë të rëndësishme të identitetit fitues  duke rikthyer Massimiliano Allegrin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por ka humbur 5 herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ Cristiano Ronaldo .  

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po përgatitet fuqishëm për ndërhyrjet e merkatos sepse e shkuara e suksesshme e motivon  për të përsëritur historinë .  

Transferimi i mundshëm në ‘’ Allianz Stadium ‘’ edhe pse  do të konceptohej një privilegj për Marco Asension do të rezultonte një sfidë më vete sepse  tek torinezët do të gjente një ambjent tepër kompetitiv dhe do të luftonte kokë me kokë me Paulo Dybalan për një vend titullari , sigurisht nëse argjentinasi dhe  italianët do të arrijnë në një fund të lumtur në lidhje me rinovimin e kontratës . 

 Pavarësisht kalvareve të shumta  tek ‘’ Los Blancos ‘’ cilësitë impresionuese të Marco Asensios janë vlerësuar nga këto tre skuadra që kanë nisur fërkimin e duarve për ta patur pjesë të organikës gjatë me

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy