Marrëveshja me Conten nuk u arrit, Tottenhemi tenton një tjetër kampion për stolin

Marrëveshja me Conten nuk u arrit, Tottenhemi tenton një tjetër kampion për stolin

Tottenhami kishte “piketuar” Antonio Conten për stolin, por pavarësisht shumë përpjekjeve një marrëveshje mes palëve nuk u arrit kurrë. Pas kërkesave të shumta të trajnerit italian, klubi londinez ka vendosur që të heqë dorënga ai.

Kështu sipas raportimeve në Angli, thuhet se “Spurs” tashmë kanë hedhur sytë nga trajneri i Ajax, Erik Ten Hag. Ky i fundit ka bërë një punë shumë të mirë te skuadra holandeze, të cilët i drejton nga viti 2017. 51-vjeçari rinovoi kontratën me Ajax në prill të këtij viti dhe për këtë arsye Tottenham duhet të paguajë për të marrë trajnerin holandez.

Gjatë kohës kur ka drejtuar Ten Hag ka arritur suksese të rëndësishme duke fituar dy herë titullin kampion dhe dy herë Kupën e Holandës, ndërkohë që në 2019-ën, i magjepsi të gjithë me Ajax në Champions League, ku mbërriti deri në gjysmëfinale, pasi eliminoi Real Madridin dhe Juventusin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy