
Juventusi luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa përballet me Torinon. Në prag të derbit, para mediave ka folur trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili ka zbuluar edhe mungesën e madhe. Leonardo Bonucci nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, për shkak të problemeve me pulpën.
“Nesër është një ndeshje shumë e komplikuar, nuk e di ende nëse do të luaj me tre sulmuesit. Bonucci nuk do të jetë pasi ka një problem në pulpë, të shohim nëse do të jetë në Champions League të martën.
Cuadrado do të luajë si mbrojtës i djathtë. Kean është më mirë, nesër do të vlerësoj nëse do të luaj me Morata apo me Kean. Ndeshjen e kaluar, ai hyri mirë në lojë, për momentin të gjithë duhet të jenë mirë sepse ka shumë ndeshje. E rëndësishme është të përballojmë lojën me ekuilibër”, u shpreh Allegri.



