Duel gjigandësh për Moises Caicedo

Duel gjigandësh për Moises Caicedo

Pavarësisht eleminimit të Ekuadorit nga faza e grupeve në Botërorin e Katarit , mesfushori Moises Caicedo është prezantuar denjësisht dhe menjëherë tre ekipe prestigjoze kanë trokitur në derën e yllit të Brightonit.

Goli i shënuar ndaj Senegalit rikonfirmoi cilësitë e 21 vjeçarit, i cili bashkë me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ i dhanë lamtumirën këtij evenimenti por merkatoja e ardhshme mund të jetë nisja e një eksperience të re në karrierë.

Manchester United është një ndër ekipet që do të tentojë transferimin e Moises Caicedos në ‘’ Old Trafford ‘’.

Sipas Nicolo Schiras , pas refuzimit të Frenkie De Jong , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë të bindur se mënyra e lojës së tij mund ti japë një marsh më tepër ofensivës në të ardhmen.

Edhe Chelsea do të japë maksimumin për transferimin e Moises Caicedos për arsye se traineri Graham Potter gjithmonë e ka vlerësuar dhe largimi i N’Golo Kantes sigurisht do të lërë një boshllëk tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe drejtuesit e kryeqytetasve do të tentojnë me çdo kusht transferimin e perlës ekuadoriane në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Edhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp duhet bërë kujdes , skuadër e cila dërgoi disa nga agjentët e saj në Katar për ta parë nga afër dhe sigurisht drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë mbetur të impresionuar nga potenciali i Moises Caicedos.

Megjithatë, objektivi i tyre nuk mbetet me kaq sepse siç dihet në Botëror kanë spikatur shumë talentë dhe më tej në fazën me eleminim direkt mund të shfaqen të tjerë elementë cilësorë me kombëtaret respektive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy