
Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, ka rezultuar pozitive në testin e dopigut.
Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.
Por Federata e Peshëngritjes ngul këmbë që Romela është e pastër dhe shton se nuk ka marrë ende një shkresë zyrtare nga Federata Botërore.
Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, thotë se kjo po bëhet që Romela të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.
“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, citohet ai nga “Panorama Sport”.
Begaj u shpall kampione bote një muaj më parë në SHBA.
Romela u rendit e para në stilin e shkëputjes, duke u nderuar me medalje ari, ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë dhe rrëmbeu medaljen e argjendtë.



