
Kylian Mbappe, po përgatitet për një aventurë të re. Sulmuesi francez, ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain, në fund të sezonit, kur i përfundon edhe kontrata.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se lojtari ka njoftuar klubin francez, se ky është sezoni i fundit që do të luajë me ta.
Më shumë mundësi, Mbappe do të vazhdojë karrierën te Real Madrid në Spanjë, me këta të fundit që kanë tentuar ta afrojnë edhe në të kaluarën.
Në ditët e ardhshme, pritet të vijë edhe zyrtarizimi i “divorcit” Mbappe-PSG.



