Chelsea i shtohet luftës për Achraf Hakimin

Chelsea i shtohet luftës për Achraf Hakimin

Borxhet e shumta nuk po e lejojnë  Interin të ngrejë kokën .  Zikaltërve do ti duhet të shesin lojtarë kyçë për të stabilizuar ekonominë sepse në të kundërt mund të hasin problematika në të ardhmen .  Fitimi i Serisë A me siguri do ta shtyjë drejt vendimit korrekt dhe  në kampin e italianëve Achraf Hakimi  është i pari lojtar të cilit i është vënë gishti për tu përshëndetur me ‘’ Giusseppe Meazzan  ‘’.  I pari kandidat për shërbimet e marokenit ishte Paris St Germain por edhe Chelsea është i gatshëm të luftojë për  22 vjeçarin .  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë shijuar një eksperiencë të mrekullueshme me fitimin e Champions Leagues për të dytën herë në histori dhe synojnë vijimin në të njëjtën linjë  ndërsa ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë dëshirën për ta patur për të  parën herë këtë trofe  në vitrinë.  Kalimi nga Borussia Dortmund për në Milano ishte kthesa e shumëpritur në karrierë dhe tanimë pretendentët për mbrojtësin e talentuar nuk kanë të reshtur . Fitimi i Scudettos për të 19-tën herë  e ka ndryshuar profilin e  kësaj skuadre  dhe sipas  ‘’ As ‘’ drejtuesit e saj  nuk duan  ta shesin  Achraf Hakimin për më pak  80 milionë euro  .  Achraf Hakimi ka rezultuar efektiv për skemat e Antonio Contes i cili do të mbahet mend gjatë në historinë e Interit sepse  është i vetmi që ka mundur të ulë nga froni  Juventusin pas 9 sezonesh rradhazi dominimi në Serinë A  . Borxhi  110 milionësh që ka gjeneruar një kaos  tek Interi mund të shlyhet vetëm me largime cilësore , proçes që njëkohësisht detyron italianët ti japin fund kësaj çështje përpara 30 qershorit dhe ishi i Real Madridit mund ti sigurojë një shumë të majme arkave të Interit . Pavarësisht se janë kampionët në fuqi të Champions Leagues traineri Thomas Tuchel nuk pranon të relaksohet  dhe do të kërkojë riparimin e londinezëve në çdo detaj.  Achraf Hakimi ka dhënë për të kuptuar se rikuperimi i formës  është një element domethënës  për gjigandët e Europës për ta tentuar transferimin e tij   gjatë merkatos verore   .  7 gola dhe 9 asiste në 45 takime të cilave i bashkangjitet edhe triumfi në Serinë A  konceptohen si  statistika të mjaftueshme për ta patur në konsideratë Achraf Hakimin.

 

   

    

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy