Manchester City, 80 milionë euro për Davies

Manchester City, 80 milionë euro për Davies

Alphonso Davies është shëndërruar në një ndër protagonistët e merkatos së dimrit.

Kanadazi konsiderohet ndër më të mirët në krahun e majtë të mbrojtjes, për të cilin po luftojnë Real Madridi dhe Manchester City.

‘’ Galaktikët ‘’ kanë përcaktuar limitin e ofertës deri në 50 milionë euro përfshirë bonuset për 23 vjeçarin, ndërsa ‘’ The Citiziens ‘’ janë të gatshëm të shpenzojnë 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Do të jetë një sfidë titanësh deri në fund për Alphonso Davies , kontrata e të cilit me Bayern Munchenin përfundon në 30 qershorin e 2025-sës.

Potenciali i bardhekaltërve vijon të jetë një kërcënim për çdo rival dhe mund ta vërë në rrezik transferimin e ishi-t të Vancouver Whitecaps në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Kjo garë do të jetë një ndër më të bukurat në vijimësi, ndërmjet dy ekipeve të cilët synojnë fitimin e trofeve në çdo sezon.

Nxënësi i Thomas Tuchelit numëron 26 sfida, 1 gol dhe 3 asiste në aktualin, shumë i rëndësishëm në skemat e gjermanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy