
Një tjetër supersfidë ka nisur në kontinentin e vjetër për talentin e Stuttgartit Raul Paula. Real Madridi dhe Liverpooli do të masin forcat në një duel gjigandësh për mesfushorin , i cili po tregon potencialin në kategoritë inferiore të gjermanëve. Për 19 vjeçarin ‘’ The Redsat ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ pritet të japin maksimumin gjatë merkatos së verës, i cili deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka kontribuar me një asist në 9 sfida. Interesi i dy gjigandëve të kampionateve respektive por edhe më gjerë ia rrit automatikisht vlerat Raul Paulas, por s’përjashtohet përfshirja në garë e të tjerë kandidatëve , ashtu siç ndodh rëndomtë në çdo merkato. Ecuria e deritanishme e tij premton shumë për të ardhmen dhe merkatoja verore parashikohet determinante për yllin e Stuttgartit.



