Nuk ka “El Clasico” vetëm në futboll, pasi Reali i Madridit dhe Barcelona janë ndeshur dhe në basketboll. Një duel i cili dhuroi mjaft emocione për spektatorët, me madrilenët që triumfuan përballë basketbollistëve katalanas.
Reali arriti një fitore të thellë përballë Barcelonës në Palau Blaugrana në sfidën e javës së 8-të të Euroleague, me rezultatin 102-63.
Ishte një ndeshje ku në parket u pa vetëm një skuadër, Real Madrid që dominoi mbi rivalët e tij që nga minuta e parë deri tek e fundit dhe këtë e vërteton fare mirë diferenca prej 39 pikësh mes skuadrave.
Sergio Llull edhe në këtë ndeshje veshi mantelin e liderit të skuadrës, teksa u bë shënuesi më i mirë me 20 pikë. Te Barcelona Tyrece Rice shënoi 23 pikë, por ishte shumë pak për Barcelonën që nuk pati forcën t'u kundërprgjigjej madrilenëve.



